Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani ekzekuton të dënuarin për bashkëpunim me Izraelin dhe SHBA-në

Foto: Agjencia e lajmeve Mizan

Foto: Agjencia e lajmeve Mizan

Irani ka ekzekutuar të martën një person të dënuar për bashkëpunim të dyshuar me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe për përfshirje në zjarrvënie gjatë protestave që i paraprinë luftës.

Sipas mediave shtetërore iraniane, i ekzekutuari është identifikuar si Amirali Mirjafari, i cili u var pasi dënimi i tij u konfirmua nga Gjykata Supreme, raportoi të martën “Euronews”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Autoritetet pretendojnë se ai kishte rol udhëheqës në një rrjet të lidhur me shërbimin izraelit të inteligjencës Mossad dhe se pati tentuar të digjte një xhami të madhe në Teheran.

Mirjafari raportohet të ketë pranuar pas arrestimit përfshirjen në protestat e janarit, dëmtimin e pronës publike dhe kryerjen e sulmeve me zjarr duke përdorur shishe me benzinë. Ngjarja thuhet të ketë ndodhur gjatë protestave që shpërthyen në fund të dhjetorit për shkak të rritjes së kostos së jetesës dhe që më pas u shndërruan në demonstrata mbarëkombëtare kundër qeverisë.

Sipas raportueses speciale të OKB-së për të drejtat e njeriut në Iran, Mai Sato, vetëm gjatë janarit 2026 janë ekzekutuar të paktën 100 persona.

Organizatat për të drejtat e njeriut paralajmërojnë se edhe shumë protestues të tjerë mund të përballen me dënimin me vdekje, ndonëse shifrat e sakta mbeten të vështira për t’u verifikuar. 

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani ka ndaluar ose anuluar ekzekutimin e rreth 800 personave në janar, por këto pretendime nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura.