Me afrimin e afatit të vendosur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Irani u ka bërë thirrje të rinjve iranianë të vendosen rreth centraleve energjetike, duke formuar “zinxhirë njerëzish” si mburojë për t’i mbrojtur ato.
Ndërkohë, presidenti iranian deklaroi se 14 milionë qytetarë janë përgjigjur si vullnetarë për të luftuar.
Trumpi ka paralajmëruar se do të bombardojë të gjitha centralet elektrike dhe urat e Iranit nëse vendi nuk e rihap Ngushticën e Hormuzit dhe nuk e lejon rifillimin e plotë të trafikut detar në këtë rrugë strategjike, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës botërore.
Trumpi ka bërë të ditur se i gjithë vendi mund të shkatërrohet brenda një nate.
Ai ka shtyrë disa herë afate të mëparshme, por kësaj radhe ka sinjalizuar se ky është përfundimtar, duke theksuar se Iranit i është dhënë mjaft kohë shtesë.
-
Irani u bën thirrje të rinjve të mblidhen rreth centraleve elektrike
-
Trumpi kërcënon të godasë ura e termocentrale nëse Irani nuk u kthehet bisedimeve
-
Trumpi: E paligjshme thirrja e Iranit ndaj të rinjve për t’u mbledhur rreth termocentraleve
-
Trump: Një civilizim i tërë do të vdesë sonte nëse Irani s’bën marrëveshje
-
Trump: Iranin mund ta shkatërrojmë brenda një nate