Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hezbollahu hedh poshtë mundësinë e negociatave me Izraelin teksa luftimet vazhdojnë

Liban

Foto: Associated Press

Lëvizja Hezbollah e Libanit ka thënë të martën se nuk do të ketë negociata teksa luftimet vazhdojnë me Izraelin.

Lëvizja ndërkaq mori përgjegjësinë për një sulm me dron në shtëpinë e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, raporton Reuters.

“Grupi merr përgjegjësinë e plotë për shënjestrimin e shtëpisë së Netanyahut”, ka thënë  Mohammad Afif, kreu i zyrës së mediave të grupit militant të mbështetur nga Irani, në një konferencë shtypi në periferitë jugore të Bejrutit.

“Nëse duart tona nuk ju kanë arritur herën e mëparshme, atëherë ditët, netët dhe fusha e betejës janë ende mes nesh”, ka shtuar ai.

Izraeli ka konfirmuar se një dron është lëshuar në shtëpinë e Netanyahut të shtunën. 

Netanyahu nuk ishte aty në atë kohë, por ai e përshkroi atë si një atentat, dhe e quajti një "gabim të rëndë".

Edhe Netanyahu thotë se Izraeli do t’i intensifikojë sulmet ndaj Hezbollahut Botë Netanyahu thotë se Izraeli do t’i intensifikojë sulmet ndaj Hezbollahut

Hezbollahu gjithashtu për herë të parë pranoi se Izraeli kishte kapur disa nga luftëtarët e tij që kur nisi një ofensivë tokësore në Libanin jugor.

LEXO EDHE: