Ushtria e Izraelit ka njoftuar se ka filluar një valë sulmesh nëpër Liban pas njoftimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se vendi i tij do t’i intensifikojë sulmet ndaj Hezbollahut, transmeton “BBC”.
Ushtria e Izraelit ka njoftuar se ka lansuar sulme ndaj objekteve të Hezbollahut në Luginën Bekaa në lindje të Libanit.
Sulmet erdhën pas një videoje të publikuar nga Netanyahu të hënën mbrëma në të cilën tha se Izraeli është “në luftë me Hezbollahun” dhe se i ka dhënë instruksione ushtrisë së tij “t’i japë Hezbollahut një goditje shkatërruese”.
Më herët këtë muaj Libani dhe Izraeli u pajtuan të zgjashnin një armëpushim 45-ditor, ndonëse disa luftime kanë vazhduar.
Artikuj të ngjashëm
-
Izraeli vazhdon sulmet në Liban, pavarësisht marrëveshjes së paqes
-
Izraeli sulmon Bejrutin në prag të një marrëveshjeje SHBA-Iran
-
Izraeli godet periferitë e Bejrutit disa ditë pas një marrëveshjeje armëpushimi
-
Irani paralajmëron se sulmet izraelite në Liban kërcënojnë armëpushimin me SHBA-në
-
Netanyahu urdhëron sulme në periferi të kryeqytetit libanez