Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka deklaruar të mërkurën se komentet e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili e quajti diktator presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, janë të gabuara dhe të rrezikshme, raporton The Guardian.
“Është thjesht e gabuar dhe e rrezikshme që të mohohet legjitimiteti demokratik i presidentit Zelensky. Çka është e saktë është se Zelensky është kreu i shtetit të Ukrainës. Fakti që zgjedhjet nuk mund të mbahen në kohë lufte është e reflektuar në kushtetutën e Ukrainës dhe në ligjin e saj zgjedhor”, ka thënë Scholz.
Reagimit të Scholzit i është bashkëngjitur edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, e cila i portretizoi komentet e Trumpit si absurde.
“Po të shikosh botën reale në vend që thjesht të hedhësh një tweet, atëherë e di se kush në Evropë jeton në kushte diktature: njerëzit në Rusi, njerëzit në Bjellorusi”, ka deklaruar Baerbock.
-
Trump sulmon Zelenskyn: Ky djalë s’dëshiron marrëveshje
-
Kremlini i quan “të kuptueshme” deklaratat e Trumpit për Zelenskyn
-
Emisari i Trumpit e lavdëron Zelenskyn, pas gjithë kritikave të SHBA-së ndaj tij
-
Trumpi e quan Zelenskyn diktator dhe kërkon mbajtjen e zgjedhjeve në Ukrainë
-
Trump: Zelensky po ia del mjaft mirë kundër Rusisë