I dërguari special i SHBA-së në Ukrainë, Keith Kellogg, i ka quajtur bisedimet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, si “pozitive”.
“Diskutime të gjerësishme dhe pozitive me Zelenskyn, liderin e guximshëm të një vendi në luftë dhe ekipin e tij të talentuar të sigurisë kombëtare”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Lavdërimi i Kelloggit për Zelenskyn bie në kundërshtim me atë që është dëgjuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, dhe disa anëtarë të tjerë të administratës së tij, të cilët e kanë sulmuar me pretendime mashtruese ose e kanë kritikuar për komentet e tij publike, raportoi Guardian.
Kellogg ka shkruar një ditë pasi konferenca e përbashkët me Zelenskyn u anulua në minutën e fundit, pasi u raportua se kështu kërkoi pala amerikane.
Trumpi e ka quajtur Zelenksyn “diktator”, duke kërkuar që në Ukrainë të mbahen zgjedhje. Pas injorimit nga SHBA-ja duke mos u ftuar në bisedimet në Riad, Zelensky ka deklaruar se Trumpi po jeton në një hapësirë keqinformimi të krijuar nga Rusia.
-
Zelensky: Takimi me Kelloggin rikthen shpresën
-
Zelensky do të takohet me emisarin amerikan për Ukrainën të enjten
-
Trump: Zelensky po ia del mjaft mirë kundër Rusisë
-
Një delegacion ukrainas po qëndron në SHBA për të diskutuar fundin e luftës
-
Zelensky flet me Trumpin: Bisedimet duhet të çojnë në takim me Putinin