Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka quajtur diktator presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe ka kërkuar që të mbahen zgjedhje të reja në Ukrainë, ka raportuar BBC.
“Një diktator pa zgjedhje, Zelensky bën mirë të lëvizë shpejtë ose nuk do t’i mbetet asgjë nga vendi i tij”, ka shkruar Trump në një postim në rrjetin social “Truth Social”.
Ai gjithashtu ka shtuar se “unë e dua Ukrainën, por Zelensky ka bërë një punë të tmerrshme, vendi i tij është shkatërruar, dhe miliona njerëz kanë vdekur pa nevojë”.
Përplasjet midis Trumpit dhe Zelenskyt vijnë pas kritikave të presidentit ukrainas për takimin e mbajtur të martën në Arabinë Saudite midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që nuk e përfshiu Ukrainën e as Bashkimin Evropian në tryezën e bisedimeve.
-
Kremlini mbështet Trumpin pas deklaratës së tij për Zelenskyn
-
Trump: Është Zelensky, jo Putini, ai që po e pengon paqen në Ukrainë
-
Zelensky thotë se është gati për zgjedhje dhe kërkon ndihmë për t'i siguruar
-
Trumpi akuzon udhëheqësit ukrainas për mosmirënjohje
-
FT: Trumpi i kërkoi Zelenskyt t’i pranojë kushtet e Putinit apo “të shkatërrohet” nga Rusia