Botë

Gjermania arreston një të dyshuar për planifikim të sulmeve terroriste

Gjermania

Policia e Gjermanisë ka arrestuar një shtetas të Libanit nën dyshimin se është anëtar i Hamasit dhe se ka planifikuar sulme terroriste në Evropë.

“Mohammad S” u ndal në Aeroportin e Brandebergut në Berlin pas mbërritjes nga Bejruti të premten në mbrëmje.

Prokuroria ka thënë se në gusht të vitit të shkuar ai kishte ndihmuar në blerjen e rreth 300 fishekëve dhe ishte i përfshirë në një plan për t’i sulmuar institucionet hebraike dhe izraelite.

Sipas autoriteteve gjermane, i dyshuari kishte bashkëpunuar me anëtarë të tjerë të Hamasit për planet për sulme. Grupi përbëhet nga dy shtetas të Gjermanisë dhe një tjetër prej Libanit.

Tani pritet të dalë para gjykatës federale.

Hamasi, që e kontrollon Gazën por është dobësuar nga sulmet e Izraelit, konsiderohet organizatë terroriste prej SHBA-së, Izraelit e shumë shteteve të tjera. Grupi militant palestinez kreu sulm në tetor të 2023-s duke vrarë 1200 persona e duke marrë më shumë se 250 pengje. Që nga ajo kohë, Izraeli ka vrarë më shumë se 70 mijë palestinezë.