Autoritetet italiane kanë arrestuar nëntë persona të lidhur me tre organizata bamirësie nën dyshimin se mblodhën miliona euro fonde për grupin militant palestinez Hamas.
Të dyshuarit akuzohen se kanë dërguar rreth 7 milionë euro në “shoqata me bazë në Gaza, territore palestineze, ose Izrael, të kontrolluara ose të lidhura me Hamasin”, thuhej në deklaratën e prokurorëve e antiterrorizmit, raportoi AP.
Mes të arrestuarve është edhe Mohammad Hannoun, kryetar i Shoqatës Palestineze në Itali, ndërsa prokurorët e kanë përshkruar si “kreu i celulës së Hamasit në Itali”.
Sipas autoriteteve, fondet janë dërguar përmes transfereve bankare ose organizatave në Gazë.
Bashkimi Evropian e ka vënë Hamasin në listën e organizatave terroriste.
-
Gjermania arreston një të dyshuar për planifikim të sulmeve terroriste
-
Arrestohen pjesëtarë të dyshuar të Hamasit në Gjermani për planifikim sulmesh
-
BE-ja nis një iniciativë ndihme prej 1 miliard dollarësh për Gazën
-
Operacioni “Mega”, njëri nga të ndaluarit fliste për miliona
-
Aktivistët e flotës së ndihmave për Gazën dërgohen në Kretë pas ndërhyrjes së Izraelit