Luftimet në Ukrainë janë futur në ditën e katërt. Forcat ruse në orët e hershme të së enjtes kanë nisur pushtimin e Ukrainës
00:01 - “Kohë e vështirë” për ushtrinë e Ukrainës
Ushtria e Ukrainës sapo ka dhënë një përditësim mbi luftimet e së dielës.
Duke shkruar në Facebook, shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës e përshkroi të dielën si “një kohë të vështirë” për ushtrinë, duke thënë se trupat ruse “vazhdojnë granatimet në pothuajse të gjitha drejtimet”.
Raportet e fundit sugjerojnë se trupat ruse kanë marrë Berdyansk, një port jugor, por më parë Ukraina tha se kishte luftuar kundër një sulmi në qytetin e dytë më të madh të vendit, Kharkiv./BBC/
22:21 - “Rusëve iu dëmtuan shumë automjete luftarake”
Edhe
Ukraina kryen një prej sulmeve më të rënda ndaj Rusisë
Automjete të shumta ruse të prishura ose jofunksionale janë filmuar nga ekipi i CNN në jug të Belgorodit, pranë kufirit ukrainas. Mediumi njofton se u panë disa transportues të blinduar të dëmtuar, një automjet që tërhiqej e një tjetër që po riparohej në qosh të rrugës.
Një zyrtar amerikan ka deklaruar se një pjesë e madhe e makinerisë ruse “ishte e pafuqishme”, derisa një pjesë të madhe të kohës gjatë pas luftimeve, Rusia e kaloi duket i tërhequr automjetet e dëmtuara.
Megjithatë, siç raporton mediumi CNN, Rusia ende ka kapacitet të konsiderueshëm forcash që nuk janë vendosur në Ukrainë.
22:11 - Ministria e Brendshme e Ukrainës: 352 civilë të vrarë, prej tyre 14 fëmijë
Numri i njerëzve, për të cilët ka informata deri tash, të vrarë në Ukrainë pas pushtimit rus është 352 civilë, tha të dielën Ministria e Brendshme e Ukrainës.
Të paktën 14 nga të vrarët janë fëmijë, sipas ministrisë.
1684 persona të tjerë, përfshirë 116 fëmijë, janë plagosur. Sot u raportuar se kryetari i Kievit i kishte thënë Associated Press se qyteti i tij ishte "i rrethuar" nga forcat ruse.
Tani Vitali Klitschko thotë se nuk është kështu dhe në fakt është “dezinformim”.
Duke shkruar në aplikacionin e mesazheve Telegram, ai tha: "Botimet ruse të internetit përhapin informacione duke iu referuar mua se Kievi dyshohet se është i rrethuar dhe evakuimi i njerëzve është i pamundur. Mos i besoni gënjeshtrave! Besojuni informacioneve vetëm nga burimet zyrtare”, tha ai.
Një shtetrrethimi mbetet në fuqi në kryeqytet, me shumë banorë që janë duke u mbrojtur në bodrume dhe stacione nëntokësore.
22:09 - Borrell: “BE-ja do ta furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë”
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do ta furnizojnë Ukrainën me avionë luftarakë, ka bërë me dije shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Ai deklaroi se ministri i jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka kërkuar avionë luftarakë që mund të operojnë përgjatë luftimeve me rusë.
Avionët thuhet se janë kryesisht të tipit MiG dhe Sukhoi.
21:53 - Klitschko i quan të pavërteta “deklaratat e tij” në AP: Kievi nuk është i rrethuar
Sot u raportuar se kryetari i Kievit i kishte thënë Associated Press se qyteti i tij ishte "i rrethuar" nga forcat ruse.
Tani Vitali Klitschko thotë se nuk është kështu dhe në fakt është “dezinformim”.
Duke shkruar në aplikacionin e mesazheve Telegram, ai tha: "Botimet ruse të internetit përhapin informacione duke iu referuar mua se Kievi dyshohet se është i rrethuar dhe evakuimi i njerëzve është i pamundur. Mos i besoni gënjeshtrave! Besojuni informacioneve vetëm nga burimet zyrtare”, tha ai.
Një shtetrrethimi mbetet në fuqi në kryeqytet, me shumë banorë që mbulohen në bodrume dhe stacione nëntokësore.
21:10 - Portugalia mbyll hapësirën ajrore për avionët rusë
Portugalia ka marrë vendim ta mbyllë hapësirën ajrore për linjat ruse.
Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi për mbylljen, duke thënë se vendimi u mor “në bashkëpunim me partnerët evropianë dhe në kundërpërgjigje të agresionit rus ndaj Ukrainës”.
20:50 - Zelensky: Belgjika do të dërgojë armë në Ukrainë
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky njoftoi sot se Belgjika do të dërgojë armë në Ukrainë - 3000 mitraloz dhe 200 granatahedhës antitank.
“Ishte bukur të mësoja se përveç marrëveshjeve të djeshme, Belgjika po na dërgon edhe 3000 mitraloz të tjerë dhe 200 granatahedhës antitank. Faleminderit kryeministër Alexander de Croo për udhëheqjen tuaj”, ka shkruar ai në Twitter.
Sot më herët, kryeministri belg Alexander de Croo ka shkruar në Twitter se Ukraina ka të drejtë të mbrohet kundër pushtimit rus dhe se kjo është arsyeja pse Belgjika do të ofrojë 3000 armë automatike shtesë dhe 200 armë antitank.
20:31 - Ushtria ruse rrethon Kievin
Kryetari i Kievit ka folur për Associated Press dhe ka thënë se qyteti është i rrethuar nga forcat ruse.
Vitali Klitschko u pyet nëse kishte plane për evakuimin e civilëve nëse trupat ruse kapnin kryeqytetin.
“Ne nuk mund ta bëjmë këtë, sepse të gjitha rrugët janë të bllokuara”, tha ai. "Për momentin ne jemi të rrethuar."
Sulmet ajrore kanë tingëlluar në qytet ndërsa banorët përballen me një natë tjetër nën kërcënimin e sulmeve ajrore.
Në të njëjtën kohë, imazhet satelitore të SHBA tani tregojnë se një kolonë e gjatë disa kilometra e forcave ruse është në rrugën e saj për në Kiev dhe është rreth 60 km larg.
Ndërkaq për BILD, kryebashkiaku Vitali Klitschko ka thënë se Kievi nuk është plotësisht i rrethuar.
“Ushtria ukrainase po lufton fort në periferi dhe ushtria ruse ka shumë viktima. Për sa i përket civilëve që ikin, për sa kohë ka një shtetrrethim nuk është e mundur sepse askush nuk mund të dalë jashtë".
“Zelensky nuk merr pjesë në bisedimet me rusët”
Ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova, ka deklaruar se “sipas të gjitha gjasave”, presidenti Volodymyr Zelensky, nuk do të jetë pjesë e delegacionit në bisedimet me rusët.
Ajo tha se Zelensky është në Ukrainë për të mbrojtur vendin, derisa i bëri thirrje presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të ndalojë luftën.
“Ukraina është e gatshme për bisedime por nuk jemi gati të dorëzohemi. Ne do të mbrojmë vendin tonë dhe do të fitojmë”, deklaroi ajo.
19:31 - Suedia ndihmon ushtarakisht Ukrainën
18:53 - “Putini i përdori dy të tretat e fuqisë ushtarake kundër Ukrainës”
Një zyrtar i lartë i mbrojtjes së SHBA-së ka deklaruar se presidenti Vladimir Putin, i ka përdorur rreth dy të tretat e fuqisë ushtarake, “që i aplikoi për invadim”.
Ai tha të dielën se të pashfrytëzueshme e ka edhe një të tretën, “gjë që nuk është e parëndësishme”.
Ndërkohë, SHBA-ja ka vlerësuar se që nga mëngjesi i së dielës, Rusia ka lëshuar më shumë se 320 raketa në drejtim të Ukrainës.
18: 49 - Zelensky: Nuk pres shumë nga takimi i së hënës, por “le të përpiqen”
18:34- Raketat e hedhura nga Bjellorusia goditën një aeroport të Ukrainës
Ai tani thotë se ata goditën një aeroport në qytetin e Zhytomyr.
16:14 - Rusia e pranon se ka viktima, s’i tregon shifrat
Për herë të parë, Ministria e Mbrojtjes ruse, e ka pranuar se ka pasur viktima në konfrontim me ukrainasit, mirëpo nuk ka dhënë shifra, raporton BBC.
“Ka pasur të vrarë dhe të plagosur në mesin e ushtrisë ruse gjatë rrjedhës së operacionit ushtarak special”, u tha nga Ministria në Moskë.
Sipas reagimit të bërë, humbjet ruse “janë disa herë më pak” se ato ukrainase.
Ministrja e Mbrojtjes ukrainase: E pamundur t’i thyesh mbrojtësit tanë
Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, ka publikuar një fotografi të ministrit dhe të presidentit Volodymyr Zelensky.
Në postimin e bërë në Twitter, Ministria shkruan se janë bërë 85 orë mbrojtje dhe “është e pamundur t’i thyesh mbrojtësit tanë”, për më tepër është e pamundur të bësh kryeqytetin t’i ulë armët”.
“Kohët janë jashtëzakonisht të vështira, por do të kalojnë. Pranvera është për dy ditë, Do të qëndrojmë të bashkuar për fitore”, thuhet në njoftim.
18:00 - Rusët rreth 50 kilometra në afërsi të Mariupolit
Forcat ruse gjenden rreth 50 kilometra afër qytetit juglindor të Ukrainës, Mariupol, ka deklaruar një zyrtar i mbrojtjes amerikane.
Ai deklaroi se ndonëse rusët janë afër, qyteti do të mbrohet mirë për shkak të pozicioneve ushtarake ukrainase, raporton CNN.
Ndërkohë, sipas vlerësimeve të SHBA-së, forcat ruse nuk janë duke lëvizuar aktualisht në Odessa, mirëpo disa postblloqe janë të vendosura në afërsi.
Rusia po tenton të avancojë në qytetin Kherson, në lindje të Odessas, nëpërmjet forcave që kishin pushtuar vite më parë Krimenë.
17:42- Përkundër garancisë, Ukraina thotë se Bjellorusia e goditi me raketa
Raketat Iskander u lëshuan nga Bjellorusia në Ukrainë rreth orës 17:00, ka thënë një këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës.
Kjo ka ardhur pasi Zyra e presidentit Zelensky ka njoftuar sot se zyrtarët ukrainas dhe rusë do të takohen për bisedime në kufirin Bjellorusi me Ukrainën, edhe pse ata nuk kanë thënë se kur.
17: 29 - Edhe Japonia e sanksionon Putinin
Japonia do t’i ngrijë asetet financiare të presidentit rus, Vladimir Putin “dhe zyrtarëve të tjerë kyç”, pas sulmeve të nisura ndaj Ukrainës, ka deklaruar kryeministri Kishida Fumio.
Ai tha se veprimet e Rusisë përbëjne shkelje të ligjit ndërkombëtar, që sipas tij, Japonia e dënon fuqishëm.
“Japonia do t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane në bllokimin e bankave të zgjedhura ruse nga rrjeti ndërkombëtar i pagesave SËIFT”, ka thënë ai.
Në anën tjetër, për popullin ukrainas, Japonia do t’i ndajë 100 milionë dollarë, ka potencuar tutje ai.
17:18 - “BE-ja duhet të përgatitet për miliona refugjatë ukrainas”
Bashkimi Evropian duhet të përgatitet për miliona refugjatë ukrainas, ka deklaruar komisionerja Ylva Johansson.
Sipas saj, rreth 300 mijë ukrainas janë vendosur në shtetet anëtare të BE-së.
“Është shumë e vështirë të merret me mend se sa, por mendoj se duhet të jemi të përgatitur për miliona”, deklaroi komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme.
Ministrat e Brendshëm nga e gjithë BE-ja po takohen në Bruksel për të diskutuar pasojat nga kriza në Ukrainë
Johansson tha se do të publikojë një “platformë solidariteti”, me qëllim të koordinimit të llojeve të ndryshme të mbështetjes.
16:39 - Protesta në Rusi, qindra arrestime
Mbi 900 persona janë arrestuar në tërë Rusinë të dielën, gjatë protestave kundër pushtimit të Ukrainës.
Sipas një grupi që ka monitoruar situatën atje, që nga fillimi i protestave janë ndaluar mbi 4 mijë persona.
Protestat e sotme përkojnë me shtatë vjetorin e vrasjes së politikanit opozitar dhe kritikut të presidentit Putin, Boris Nemstov.
16:31 - NATO e konsideron të rrezikshëm paralajmërimin e Putinit për armë bërthamore
Shefi i NATO-s ka thënë se urdhri i Vladimir Putinit që forcat bërthamore të vihen në gatishmëri është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme.
Kjo shton agresionin e liderit rus mbi Ukrainën, thotë Jens Stoltenberg.
16:13 - Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Rusia po tenton të ushtrojë presion
Ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka thënë se nëse Rusia përdorë armët nukleare kundrejt Ukrainës do ishte “katastrofë për botën, por kjo nuk do të na mposhtë”.
15:52 - SHBA-ja i reagon Putinit pasi i vendosi forcat bërthamore në gatishmëri
Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, e quajti të papranueshme lëvizjen e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për të vendosur forcat bërthamore në gatishmëri.
15:00 - Ukraina pajtohet për negociata me Rusinë, caktohet vendi
Ukraina e Rusia do të mbajnë bisedime në kufirin mes Bjellorusisë e Ukrainës, është thënë nga Zyra e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, raporton Sky.
14:47 - Putini vendos në gatishmëri forcat e parandalimit bërthamor
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar ushtrinë e tij që forcat e parandalimit bërthamor të vendosen në gatishmëri të lartë në reagim ndaj “deklaratave agresive” të shteteve të NATO-s, raporton “The Guardian”.
Urdhri, që është njoftuar nga agjencia ruse e lajmeve TASS, ka ardhur në një takim mes Putinit, ministrit të Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu dhe shefit të Forcave të Armatosura të Rusisë, Valery Gerasimovit.
13:58 - Klitschko thotë se në Kiev nuk ka trupa ruse
Edhe
Rusia intensifikon sulmet mbi Ukrainë, të paktën 13 të vrarë
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se nuk ka trupa ruse brenda Kievit, ndërsa po vazhdohet mbrojtja ndaj sulmeve ruse, raportom BBC.
Ish-kampioni i botës në boks, Klitschko, ka thënë se “ushtria, forcat e rendit dhe mbrojtja territoriale” janë duke vazhduar të zbulojnë dhe neutralizojnë sabotuesit.

13:39 - Zelensky bisedon me Lukashenkon
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se ka biseduar me presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, mirëpo ai nuk ka dhënë detaje se për çfarë ka biseduar.
Një delegacion i Rusisë ka arritur në Bjellorusi sot në pritje për të biseduar me palën ukrainase.
Mirëpo, presidenti i Ukrainës ka refuzuar takimin në Minsk, duke thënë se nuk është e mundur të negociohet me Rusinë në Bjellorusi, nga një territor ku janë lansuar raketa në drejtim të Ukrainës.
Por, ai ka mbetur i hapur për negociata në vende tjera.
Ndërkohë nga delegacioni i Rusisë i ishte dhënë një afat përfundimtar palës ukrainase për të treguar nëse pranon të takohet.

13:07 - Kharkivi kthehet nën kontrollin e Ukrainës
Forcat ukrainase kanë rimarrë kontrollin në qytetin e dytë më të madh ukrainas, Kharkiv, është njoftuar nga guvernatori i Kharkivit.
Në postim në Telegram, Oleh Synyehubov ka thënë se: “Kontrolli mbi Kharkivin është plotësisht i yni. Forcat e armatosura, policia, dhe forcat mbrojtëse po punojnë, dhe qyteti po pastrohet tërësisht nga armiku”.
Trupat ruse janë futur në orët e hershme të së dielës në Kharkiv. Në rrjetet sociale kanë qarkulluar pamje të luftimeve në rrugë mes trupave ukrainase dhe ruse.
Situata mbetet mjaft e brishtë, por qytetarët në Kharkiv i kanë thënë BBC-së se qyteti është kthyer nën kontrollin ukrainas.
13:00 - Afro 368 mijë persona kanë ikur nga Ukraina
Numri i personave që kanë ikur nga Ukraina si pasojë e luftës ka arritur në 368 mijë, ka njoftuar UNHCR.
Deri të shtunën ishte raportuar për mbi 200 mijë të larguar nga Ukraina. Mirëpo, shifra është rritur dukshëm në 24 orët e fundit. Mbi 150 mijë kanë ikur në Poloni që nga fillimi i konfliktit, e mbi 43 mijë për në Rumani.
12:55 - Ukraina dorëzon ankesë kundër Rusisë në GJND
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se vendi i tij ka dorëzuar ankesë kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) dhe po kërkon që paneli i gjykatësve të GJND-së të ndalojë pushtimin e Moskës.
12:20 - Rusia i jep ultimatum Ukrainës për bisedime
Rusia i ka dhënë zyrtarëve ukrainas ultimatum deri në ora 15:00 me kohë lokale për të vendosur nëse duan të takohen e të bisedojnë në qytetin bjellorus Gomel, raporton CNN.
Vladimir Medinsky, kreu i delegacionit rus dhe këshilltar i presidentit Rus, Vladimir Putin, ka thënë për agjencinë ruse të lajmeve RIA Novosti se do të qëndrojnë deri në ora 15:00 me kohë lokale e presin për përgjigje.
12:09 - Ukraina pretendon se janë vrarë mbi 200 civilë
Avokati i Popullit në Ukrainë ka njoftuar se mbi 210 civilë ukrainas janë vrarë dhe mbi 1100 janë plagosur që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës të enjten, raporton BBC.
12:02 - Agjencitë e OKB-së pezullojnë operacionet në Ukrainë
Agjencinë e OKB-së dhe partnerët humanitarë po i pezullojnë operacionet në Ukrainë, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë.
Është thënë se operacionet do të rinisin pasi të jetë situata më e përshtatshme, është thënë nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Çështjeve Humanitare.
11:47 - Ministrja britanike thotë se do t’i përkrahë britanikët që duan të luftojnë në Ukrainë
Sekretarja për Punë të Jashtme e Britanisë së Madhe, Lizz Truss, ka thënë se nëse qytetarët britanikë zgjedhin individualisht për të shkuar e luftuar në Ukrainë, atëherë ajo do t’i përkrahë ata.
“Absolutisht do t’i përkrahi nëse kjo është ajo që duan të bëjnë”, ka thënë Truss raporton BBC.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, më herët u kanë bërë thirrje luftëtarëve të huajë që t’i bashkohen Legjionit Ndërkombëtar të sapoformuar në Ukrainë.
11:35 - Ukraina pretendon për vdekjen e mbi 4300 ushtarë rusë gjatë luftimeve
Zv/ministrja e Mbrojtjes së Ukrainës ka njoftuar në një postim në Facebook, se që nga dita e enjte kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës afro 4300 ushtarë rusë kanë humbur jetën.
Hanna Maylar ka thënë se këto shifra janë gjatë tri ditëve të para të luftës, e nuk përfshihen të së dielës.
11:28 - Mbi 64 civilë të vrarë nga lufta në Ukrainë
Zyra e agjencisë për Koordinimin e Çështjeve Humanitare ka raportuar të paktën 240 viktima civile, duke përfshirë të paktën 64 njerëz të vrarë në luftimet që kanë shpërthyer që kur Moska nisi sulmet.
11:22 - Zelensky akuzon Rusinë për terror, bën thirrje për një tribunal ndërkombëtar
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky të dielën ka akuzuar trupat ruse se po i shënjestrojnë civilët, përfshirë fëmijët, dhe ka bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar për këtë konflikt, raporton CNN.
“Ajo që po bëjnë në Kharkiv, Okhtyrka, Kiev, Odessa, dhe qytete tjera meriton formim i një tribunali ndërkombëtar. Ne po dokumentojmë krimet e tyre. E do të kishte shumë më tepër krime të tilla po të mos ishin mbrojtësit e guximshëm”, ka thënë Zelensky në një video-adresim në Facebook. “Veprimet kriminale të Rusisë kundër Ukrainës tregojnë shenja të gjenocidit. Unë fola për këtë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së”.
11:00 - Putini falënderon forcat speciale të Rusisë, thotë se përmbushën heroikisht obligimin në Ukrainë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një adresim televiziv ka falënderuar ushtarët e tij, duke thënë se “kanë plotësuar heroikisht obligimin e tyre ushtarak” në Ukrainë.
Putin ka thënë se ushtarët e tij kanë pasur detyrë t’i ofrojnë ndihmë “dy republikave të Donbasit” – duke iu referuar Donetzkut e Luhanskut, dy rajone separatiste në lindje të Ukrainës, pavarësinë e të cilave e njohu Rusia para se ta fillonte pushtimin.
“Dua të falënderojë komandën, personelin e forcave të operacioneve speciale, veteranët e njësisë së forcave speciale për besnikërinë e tij, për shërbimin e tyre në emër të popullit të Rusisë dhe të atdheut tonë të madh”, ka thënë Putin.
Ai e ka mbyllur adresimin e tij, duke thënë: “Ju uroj fat, sukses dhe gjitha të mirat për ju dhe të dashurit e juaj”.
Fjalimi u dha për të shënuar ditën e forcave speciale të Rusisë, që mbahet më 27 shkurt që nga viti 2015.
10:51 - Dekorohet post-mortem ushtari që hodhi veten në erë për të ndaluar avancimin e tankeve ruse
10:25 - Së paku 200 mijë ukrainas kanë ikur si pasojë e luftës
Së paku 200 mijë ukrainas raportohet se kanë braktisur Ukrainën si rrjedhojë e luftës dhe janë shpërngulur në tri shtetet fqinje, raporton BBC.
Autoritetet sllovake kanë thënë se deri të shtunën afro 10 mijë persona kanë hyrë nga Ukraina. Është gati dhjetëfishi i numrit normal.
Ndërsa më tepër se 43 mijë ukrainas kanë ikur për në Rumani në tri ditë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, ndërsa më tepër se 150 mijë janë futur në Poloni.
Ukraina kufizohet edhe me katër shtete tjera – Hungari, Moldavi, Bjellorusi e Rusi. Raportohet se edhe në Hungari e Moldavi kanë hyrë mijëra ukrainas.
10:09 - Digjet një rafineri e naftës në Vasylkiv të Ukrainës
Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka postuar një video të dielën ku shihet zjarri që ka kapluar një rafineri të naftës në afërsi të bazës ajrore Vasylkiv, raporton agjencia AP.

10:05 - Ushtria ukrainase udhëzon qytetarët: Jini më aktiv gjatë natës, përdorni gjitha mjetet për të luftuar
Ushtria ukrainase ka lëshuar udhëzime për qytetarët e zakonshëm. Ushtria ka këshilluar qytetarët që nëse nuk kanë armatim, atëherë të bllokojnë rrugët duke rrëzuar shenja komunikacioni e pemë, raporton BBC.
“Pavarësisht nëse keni armë e municion apo jo, përdorni të gjitha mënyrat apo mjetet e mundshme për të luftuar”, thuhet në udhëzimin e Ushtrisë.
Qytetarëve u është kërkuar: të rrëzojnë shenjat e komunikacionit, të rrëzojnë pemët për të bërë të pamundur lëvizjen, të përdorin në mënyrë aktive pajisje ndezëse të bëra në shtëpi, të jenë më aktiv gjatë natës.
9:58 - Finlanda dhe Irlanda bllokojnë fluturimet ruse
Finlanda dhe Irlanda kanë njoftuar se do të mbyllin hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë.
Nuk dihet ende se kur do të hyjnë në fuqi masat, raporton BBC.
Finlanda ndan një kufi prej 1,300 kilometrash (800 milje) me Rusinë, që do të thotë se një rrugë kryesore për në perëndim nga Rusia do të mbyllet.
Vende të tjera si Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Gjermania, Polonia dhe Britania e Madhe kanë marrë tashmë vendime të ngjashme.
9:46 - Rusia pretendon se ka rrethuar plotësisht dy qytete ukrainase
Ushtria ruse ka avancuar rreth qyteteve ruse ukrainase Kherson dhe Berdyansk, duke i bllokuar ato tërësisht, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë të dielën, raporton CNN.
Gjeneral majori rus Igor Konashenkov, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, thotë se Khersoni dhe Berdyansku janë bllokuar tërësisht nga forcat ruse.
Ai po ashtu thotë se qytetet jugore Henichesk dhe Chornobayivka po ashtu janë rrethuar.
E në një video të postuar në faqen e Forcave Tokësore Ukrainase në Facebook, shihet duke u goditur mjetet ushtarake ruse me dron Bajraktar.
“Çfarë bën Bajraktari jetëdhënës në Chornobayivka, rajoni Kherson. Mirësevini në ferr!” – shkruan në postim.
9:15 - Presidenti ukrainas refuzon që të bisedojë me Rusinë në Bjellorusi
Rusia ka njoftuar se një delegacion ka arritur në Bjellorusi për bisedime me Ukrainën, raporton BBC.
Por, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka refuzuar ofertën e bisedimeve në Bjellorusi, duke thënë se bisedimet në Minsk do të kishin qenë të mundura nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus.
Mirëpo, Zelensky, i ka lënë dyert e hapura për negociata në vende tjera.
9:07 Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Bota nuk besoi që do të rezistonim kaq shumë
Reznikov ka thënë se po vazhdojnë të luftojnë me pushtuesin rus edhe kur bota ka dyshuar se nuk do të mund të bëjnë rezistencë.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Reznikov ka shpërndarë dy fotografi të ushtarëve të të dyja palëve, ku tha se mbështetja ndaj Ukrainës duhet të jetë më e fortë.
9:08 - Ukraina fton të huajt që duan të luftojnë të paraqiten në misione diplomatike ukrainase
8:53 - Mediumet ukrainase raportojnë për shkatërrimin e batalionit çeçen në Kiev
Mediumi ukrainas “The Kyiv Independent” ka raportuar se ka shkatërruar batalionin çeçen të përbërë nga 56 tanke dhe të drejtuar nga gjenerali Magomed Tushaev, njëri i besuar i kreut të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov.
Mësohet se batalioni është shkatërruar në Hostomel, në verilindje të Kievit. Nuk është bërë e ditur se sa kanë vdekur, por raportohet për qindra. Është thënë se në mesin e të vdekurve është edhe gjenerali Tushaev.

8:47 - Forcat ruse marrin qytetin Nova Kakhova
Qyteti ukrainas Nova Kakhova është pushtuar nga forcat ruse, raportojnë mediumet ukrainase.
Trupat ruse kanë okupuar qytetin. Është një qytet i vogël, por në një pozitë strategjike në lumin Dnieper që direkt furnizon gadishullin e Krimeas me ujin e kanaleve.
Kryebashkiaku i Nova Kakhovas, Volodymyr Kovalenko, ka thënë se trupat ruse kanë marrë ndërtesën komunale dhe kanë larguar gjithë flamujt ukrainas nga ndërtesa.
Analistët thonë se përparimi i Rusisë nga jugu ka qenë më i suksesshëm deri tash, ku forcat ruse po kërcënojnë të marrin edhe Khersonin, Mykolaivin dhe Melitopolin.

Forcat ruse kanë hyrë në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, kanë njoftuar autoritetet lokale, raporton BBC.
Kreu i administratës rajonale të Kharkivit, Oleg Sinegubov, ka thënë se mjetet ushtarake ruse kanë hyrë në qytet.
Ai u ka bërë qytetarët të qëndrojnë brenda, duke thënë se trupat ruse duket se gjenden në qendër të qytetit.
“Mos u largoni nga vendet ku jeni strehuar. Forcat ushtarake ukrainase po eliminojnë armikun. Civilëve u kërkohet të mos dalin në rrugë”, ka thënë Sinegubov.
Edhe
Tetë të vdekur, mes tyre dy fëmijë nga një sulm masiv rus në Kiev
Po raportohet për luftime në rrugët e Kharkivit. Ndërkohë në kryeqendër të Ukrainës, Kiev, janë dëgjuar sirena e shpërthime. Shërbimi Ukrainas i Emergjencës ka njoftuar se një raketë ka goditur një ndërtesë nëntëkatëshe në verilindje të Kharkivit, duke shkaktuar vdekjen e një gruaja dhe lëndimin e disa tjerëve.
Po ashtu më herët u raportuar edhe se një raketë goditi një gyp të gazit në Kharkiv.