Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka postuar një video të dielën ku shihet zjarri që ka kapluar një rafineri të naftës në afërsi të bazës ajrore Vasylkiv, raporton agjencia AP.
Rusia po vazhdon me sulmet duke shënjestruar fushat ajrore e po ashtu rafineritë e naftës, që duket se është faza e radhës e pushtimit. Pushtimi është ngadalësuar nga rezistenca ukrainase.
Nga Zyra e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është thënë se një shpërthim tjetër është dëgjuar në aeroportin Zhuliany.
Po ashtu është thënë se forcat ruse kanë shkatërruar një gyp të gazit në Kharkiv, ndërsa ka paralajmëruar qytetarët që të mbrojnë veten nga tymi.
Artikuj të ngjashëm
-
Ukraina godet një rafineri nafte në rajonin rus të Krasnodarit
-
Zelensky: Nëse Ukraina digjet, edhe Moska do të digjet
-
Zelensky zotohet të zgjerojë rrezen e sulmeve ndaj Rusisë
-
Sulmohet me dron nga Ukraina, përfshihet nga zjarri rafineria ruse të naftës
-
Droni rus godet një rafineri të naftës në Ukrainën qendrore