Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Suedia ndihmon ushtarakisht Ukrainën

Suedia ka njoftuar se do të dërgojë pajisje ushtarake dhe ndihma të tjera në Ukrainë. Duke njoftuar për vendimin, kryeministrja Magdalena Andersson, deklaroi se kjo do të jetë hera e parë që Suedia do të dërgojë armë në një vend ku ka konflikt, pas atij të 1939-tës.

Andersson deklaroi se dërgesat do të përfshijnë 5.000 lëshues antitank, 5.000 parzmore, 5.000 helmeta dhe 135.000 pako ushqimore.

“Siguria jonë garantohet më së miri duke e mbështetur Ukrainën për t’u mbrojtur kundër Rusisë”, deklaroi ajo.

Kjo vjen pasi Bashkimi Evropian njoftoi se do të blinte armë dhe do t'i dorëzonte ato në Ukrainë, hera e parë në historinë e tij që ndërmerr një hap të tillë.

Artikuj të ngjashëm