Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përkundër garancisë, Ukraina thotë se Bjellorusia e goditi me raketa

Raketat Iskander u lëshuan nga Bjellorusia në Ukrainë rreth orës 17:00, ka thënë një këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës.

Kjo ka ardhur pasi Zyra e presidentit Zelensky ka njoftuar sot se zyrtarët ukrainas dhe rusë do të takohen për bisedime në kufirin Bjellorusi me Ukrainën, edhe pse ata nuk kanë thënë se kur.

Anton Herashchenko i ka postuar pamjet në Facebook.

“Iskanderët u nisën kundër Ukrainës nga afërsia e Mozyr”, ka shkruar ai. “Kjo do të thotë se ata kanë sjellë vdekjen diku... kështu që ky është lloji i armëpushimit që ne kemi?”.

Një deklaratë ukrainase më herët tha se udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko kishte “marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin bjellorus të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit të delegacionit ukrainas”.