Tre persona janë evakuuar nga anija turistike e prekur nga hantavirusi, ka njoftuar ministria holandeze. Sipas saj, ata janë shtetas holandez, britanik dhe gjerman.
Edhe OBSH-ja ka konfirmuar evakuimin e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se tre pacientë me raste të dyshuara të hantavirusit janë evakuuar nga anija dhe janë rrugës për në Holandë.
Ai ka shtuar se agjencia shëndetësore e OKB-së po punon me operatorët e anijes turistike për të monitoruar nga afër shëndetin e pasagjerëve dhe ekuipazhit.
Anija turistike në qendër të një shpërthimi vdekjeprurës të hantavirusit dhe e cila është bllokuar në brigjet e Kepit Verde me gati 150 persona në bord, po priste të mërkurën për t’u nisur drejt Ishujve Kanarie të Spanjës.
Ndërkohë, autoritetet shëndetësore në Afrikën e Jugut dhe Zvicër kanë identifikuar një lloj të virusit që mund të transmetohet midis njerëzve në raste të rralla.
Tre pasagjerë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë sëmurë nga hantavirusi në bordin e anijes turistike MV Hondius me flamur holandez. Hantavirusi zakonisht përhapet duke thithur jashtëqitjet e kontaminuara të brejtësve.
Anija u nis nga Argjentina më 1 prill në një udhëtim në Atlantik, dhe ishte planifikuar të përfshinte ndalesa në Antarktidë, Ishujt Falkland dhe vende të tjera.