Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Anija turistike e prekur nga hantavirusi po dërgohet në Spanjë

Hantavirusi

Anija e prekur nga virusi vdekjeprurës "Hantavirus"

Foto: Associated Press

Anija turistike luksoze, e cila është goditur nga një shpërthim i virusit vdekjeprurës "hantavirus", po përgatitet të mërkurën të niset nga Kepi Verde drejt Evropës, pasi qeveria spanjolle i dha leje të ankorohej në Ishujt Kanarie.

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës ka thënë se i ishte kërkuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Bashkimi Evropian që të pranonte anijen MV Hondius “në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet humanitare”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo ka shtuar se të martën në mbrëmje do të pritej gjithashtu një fluturim mjekësor që transportonte mjekun e anijes, një shtetas holandez që ndodhet në gjendje të rëndë, pas një kërkese zyrtare nga qeveria e Holandës.

Një çift holandez dhe një shtetas gjerman kanë vdekur që nga shfaqja e shpërthimit në fillim të majit, ndërsa një shtetas britanik është evakuuar nga anija dhe ndodhet në kujdes intensiv në Afrikë të Jugut, sipas zyrtarëve.

Dy anëtarë të ekuipazhit kanë nevojë për kujdes urgjent mjekësor, ka thënë operatori i anijes MV Hondius, Oceanwide Expeditions. Një person tjetër në bord, me një rast të dyshuar, ka raportuar vetëm temperaturë të lehtë.

Kepi Verde ishte menduar të ishte destinacioni përfundimtar i anijes, por vendi nuk e ka lejuar zbarkimin e pasagjerëve.

Pasi të arrijë në Ishujt Kanarie, në një port që ende nuk është përcaktuar, ministria spanjolle e Shëndetësisë ka thënë se ekuipazhi dhe pasagjerët do të kontrollohen, trajtohen dhe riatdhesohen në vendet e tyre përkatëse, në koordinim me Qendrën Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve dhe Kontrollin dhe OBSH-në. 

Të gjitha masat e nevojshme të sigurisë do të merren, ka thënë ministria, duke përfshirë trajtimin mjekësor dhe transportin në ambiente dhe mjete të posaçme për të shmangur kontaktin me popullsinë lokale dhe për të mbrojtur punonjësit shëndetësorë.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpjeguar se Cape Verde nuk është në gjendje ta kryejë këtë operacion. Ishujt Kanarie janë vendndodhja më e afërt me kapacitetet e nevojshme. Spanja ka një detyrim moral dhe ligjor për të ndihmuar këta njerëz, mes të cilëve ka edhe disa shtetas spanjollë”, thuhet në një deklaratë.

Ishujt Kanarie janë një nga pikat kryesore të mbërritjes në Evropë për migrantët nga Afrika Perëndimore, me dhjetëra mijëra njerëz që mbërrijnë çdo vit me gomone dhe anije peshkimi të pasigurta.

Anija MV Hondius pritet të ankorohet ose në Gran Canaria ose në Tenerife, që ndodhen rreth tre deri në katër ditë lundrim larg nga Cape Verde, sipas Oceanëide dhe ministrisë spanjolle të Shëndetësisë.
Autoritetet shëndetësore thonë se rreth 150 persona nga 23 vende ndodhen në bord të anijes.