Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan do të prezantojë një plan paqeje për Ukrainën në samitin e G20-s, sipas raporteve të Bloomberg.
Plani i presidentit turk thuhet se përbëhet nga këto pika: ngrirja e vijës së frontit ashtu siç është; Ukraina pranon të mos anëtarësohet në NATO për të paktën dhjetë vjet; furnizimi i Ukrainës me armë për të siguruar mbrojtjen e saj; dhe vendosja e paqeruajtësve ndërkombëtarë në një zonë neutrale të demilitarizuar në Donbas.
Më herët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka hedhur poshtë raportet se Erdogani po sugjeronte një ngrirje të situatës aktuale taktike si një kusht që do të ishte "i papranueshëm" për Federatën Ruse.
-
Kremlini: Putini riafirmon angazhimin për zgjidhje diplomatike të konfliktit në Ukrainë
-
Erdogan: Propozimi i Rusisë për bisedime të reja në Stamboll rrit shpresat për paqe
-
Turqia e gatshme të presë negociatat Rusi-Ukrainë, thotë Erdogan
-
Erdogan: Integriteti territorial dhe sovraniteti i Ukrainës, të padiskutueshme
-
Erdogani propozon mbajtjen e një samiti paqeje ndërmjet Ukrainës e Rusisë