Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, ka thënë se propozimi i Rusisë për organizimin e një rundi të dytë të bisedimeve të paqes me Ukrainën në Stamboll më 2 qershor ka rritur shpresat e Ankarasë zyrtare për paqe.
Turqia, njëkohësisht vend anëtar i NATO-s, ka mbajtur marrëdhënie të mira me të dyja palët që nga fillimi i luftës, transmeton Reuters. Së pari, kishte qenë organizatore e takimit fillestar mes palëve në mars të vitit 2022, një muaj pasi Rusia kishte filluar pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, dhe përsëri në bisedimet e reja më 16 maj, që shënoi takimin e parë kokë më kokë ndërmjet Moskës dhe Kievit zyrtar që prej vitit 2022.
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, disa ditë më parë, në kuadër të vizitës së tij në Moskë. Ai do të takohet po ashtu me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë ukrainas të premten.
Derisa ka folur për gazetarët në një fluturim nga Azerbajxhani, Erdogan ka deklaruar se Ankaraja është në kontakt me të dyja vendet dhe ka shtuar se zhvillimet e fundit në përpjekjet për paqe ishin një mundësi e mirë që duhet shfrytëzuar.
“Rruga drejt një zgjidhjeje kalon përmes dialogut dhe diplomacisë. Ne po përdorim të gjithë fuqinë dhe potencialin tonë diplomatik për paqen”, është cituar të ketë thënë ai.
-
Ukraina i kërkon Turqisë të organizojë një takim Putin-Zelensky
-
Zelensky në Stamboll për forcim partneriteti
-
Kremlini: Putini riafirmon angazhimin për zgjidhje diplomatike të konfliktit në Ukrainë
-
Zelensky flet për riaktivizim të procesit diplomatik për fundin e luftës në Ukrainë
-
Erdogani i thotë Putinit se Turqia po punon për një fund të drejtë të luftës në Ukrainë