Presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvilluar bisedime me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan në margjinat e një samiti rajonal në Kinë të hënën.
Putini ka vlerësuar Turqinë për "kontributin e saj të konsiderueshëm" në përpjekjet për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.
Turqia ka pritur bisedime të drejtpërdrejta paqeje Rusi-Ukrainë si në fillim të konfliktit në vitin 2022 ashtu edhe këtë vit.
Ndërkaq Erdogani, i ka thënë homologut të tij rus se Ankaraja po punon për të gjetur një fund të drejtë dhe të qëndrueshëm të luftës në Ukrainë dhe se bisedimet midis palëve në Stamboll po kontribuojnë në përpjekjet për paqe.
Erdogani ka përsëritur ftesën e tij drejtuar Putinit për të vizituar Turqinë dhe ka thënë se marrëdhëniet e dy vendeve "po përparojnë pa u prekur nga ngjarje të supozuara".
-
Kremlini: Putini riafirmon angazhimin për zgjidhje diplomatike të konfliktit në Ukrainë
-
Ukraina i kërkon Turqisë të organizojë një takim Putin-Zelensky
-
Putini pret sot të dërguarit e Trumpit për të diskutuar për Ukrainën
-
Zelensky flet për riaktivizim të procesit diplomatik për fundin e luftës në Ukrainë
-
Putin: SHBA-ja po bën përpjekje të sinqerta për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë