Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Edhe një rezolutë në OKB kundër Rusisë, nuk dihet qëndrimi i Serbisë

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar të enjten një rezolutë që fajëson Rusinë për krijimin e një situate të tmerrshme humanitare në Ukrainë. Rezoluta mori 140 vota pro, 5 kundër (Rusia, Siria, Koreja e Veriut, Eritrea dhe Bjellorusia), ndërsa 38 shtete abstenuan në votim, njoftoi Reuters.

Kësaj here nuk është bërë i ditur qëndrimi i Serbisë në lidhje me këtë rezolutë që dënon Rusinë për krizën humanitare të shkaktuar në Ukrainë. Për qëndrimin e Serbisë kësaj here nuk kanë raportuar as mediat serbe.

Më 2 mars, Serbia votoi pro rezolutës që dënoi agresionin rus në Ukrainë dhe për këtë mori shumë lëvdata nga Perëndimi.

Por me kaq është ndalur Serbia, pasi ka refuzuar që Rusisë t'i vë sanksione, sikur gati e gjithë bota demokratike.

Ndërkohë, Rusia e ka dënuar rezolutën e fundit, duke e quajtur anti-ruse, përcjellin mediat serbe të enjten. Sipas Kremlinit, ndihma humanitare në Ukrainë është politizuar.

Artikuj të ngjashëm