Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi me shumicë dërrmuese pro dënimit të pushtimit të Rusisë në Ukrainë, të mërkurën. Ndër vendet që votoi pro ka qenë edhe Serbia.
Serbia kishte deklaruar se e përkrah integritetin territorial të Ukrainës, por vazhdon të jetë e vendosur që të mos i bashkohet Perëndimit që t’i vejë Rusisë sanksione.
Rezoluta u mbështet nga 141 vende në asamblenë e përbërë prej 193 anëtarëve. Sipas rezolutës, "dënohet me termat më të fortë agresioni i Federatës Ruse kundër Ukrainës". Kërkohet që "Federata Ruse të ndërpresë menjëherë përdorimin e forcës kundër Ukrainës" dhe "të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte të gjitha forcat e saj ushtarake".
Megjithëse, nga Serbia nuk pati deklarim zyrtar, me votimin pro të rezolutës ajo dënoi Rusinë.
-
Edhe një rezolutë në OKB kundër Rusisë, nuk dihet qëndrimi i Serbisë
-
Pesë shtetet që votuan kundër rezolutës që dënon pushtimin e Ukrainës
-
Asambleja e Përgjithshme e KB-së votoi pro dënimit të pushtimit rus në Ukrainë
-
Serbia votoi për rezolutën evropiane mbi Ukrainën, Vuçiqi kërkon falje
-
SHBA-ja rreshtohet me Rusinë në OKB