Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi me shumicën dërrmuese që ta dënojë pushtimin e Rusisë në Ukrainë, raporton CNN.
Votimi ishte nga 141 vende në favor dhe pesë vende ishin kundër tij, me 35 vende që abstenuan.
Rezultati, megjithëse ligjërisht jo detyrues, mbart njëfarë peshe politike globalisht, megjithëse është e dyshimtë nëse do të ndryshojë agresionin ushtarak të Moskës.
Rezoluta “kërkon gjithashtu që Federata Ruse të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte të gjitha forcat e saj ushtarake nga territori i Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”.
Përpara se rezoluta të hidhej në votim, ambasadori ukrainas Sergiy Kyslytsya mori një duartrokitje të rrallë nga dhoma e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
-
Serbia voton pro rezolutës që dënon agresionin rus ndaj Ukrainës
-
SHBA-ja abstenon në rezolutën e OKB-së për armëpushim në Ukrainë
-
SHBA-ja rreshtohet me Rusinë në OKB
-
OKB-ja miraton rezolutën që riafirmon mbështetjen për Ukrainën
-
Asambleja e Përgjithshme e KB-së i kërkon me rezolutë Rusisë të largohet nga Ukraina