Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OKB-ja miraton rezolutën që riafirmon mbështetjen për Ukrainën

OKB

Foto: Associated Press

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar të hënën një rezolutë, të hartuar nga BE-ja dhe Britania e Madhe,  e cila e cila riafirmon "angazhimin e OKB-së për sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës".

Një rezolutë, kur miratohet, përdoret për të shprehur zyrtarisht opinionin ose vullnetin e organizatës ndërkombëtare, raporton BBC.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rezoluta kishte nevojë për mbështetjen e dy të tretave të atyre që votuan për ta kaluar. 93 shtete votuan pro, 18 kundër dhe 65 abstenuan.

SHBA-ja e ka kundërshtuar rezolutën dhe në vend të kësaj ka depozituar të sajën, e cila nuk i referohet mbështetjes së integritetit territoarial të Ukrainës dhe i referohet pushtimit të Rusisë si një "konflikt".