Ndryshimi i qëndrimit të administratës Trump në raport me Ukrainën u reflektua të hënën në New York gjatë takimit të Kombeve të Bashkuara, me SHBA-në dhe Rusinë që harmonizuan votat e tyre kundrejt rezolutave respektive, raporton BBC.
Së pari, të dy vendet votuan kundër rezolutës së hartuar nga Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe, e cila dënonte agresionin rus dhe mbështeste integritetin territorial të Ukrainës, në përvjetorin e tretë të luftës.
Rezoluta në fjalë u miratua me 93 vota pro, 18 kundër dhe 65 abstenime në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Më pastaj, të dy vendet votuan në favor të rezolutës që u hartua nga SHBA-ja në Këshillin e Sigurimit, që bënte thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë por nuk theksonte askund se Rusia ishte agresore.
Rezoluta e sponsorizuar nga SHBA-ja u miratua me 10 vota pro, ndërsa vendet si Britania e Madhe, Franca, Danimarka, Greqia dhe Sllovenia abstenuan pas përpjekjeve të pasuksesshme për të ndryshuar formulimin e rezolutës.
-
SHBA-ja abstenon në rezolutën e OKB-së për armëpushim në Ukrainë
-
OKB-ja miraton rezolutën që riafirmon mbështetjen për Ukrainën
-
Tensione në OKB, SHBA-ja lëshon mbledhjen e Këshillit të Sigurimit gjatë fjalës së Francës
-
G7-a rikonfirmon mbështetjen e palëkundur për Ukrainën
-
SHBA-ja akuzon Rusinë për përshkallëzim të rrezikshëm të luftës në Ukrainë