Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara pritet të votojë një rezolutë që do t’i kërkojë Rusisë të tërhiqet menjëherë nga territori ukrainas, pas paralajmërimeve “përshkallëzuese” për përdorimin e armëve bërthamore.
Siç raportoi TheGuardian të enjten, sekretari i Përgjithshëm iu OKB-së, Antonio Guterres, përmendi përshkallëzimin e luftës në Ukrainë, duke iu referuar si “kërcënime indirekte” të përdorimit të armëve bërthamore dhe veprime “të papërgjegjshme” ushtarake, pranë termocentraleve ukrainase bërthamore.
Asambleja 193-anëtarëshe pritet të votojë, mirëpo Kina, Afrika e Jugut, India e shumë vende të bllokut jugor mund të vazhdojnë të abstenojnë në këtë rezolutë.
Ndryshe nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, Rusia s’ka të drejtë vetoje në Asamblenë e Përgjithshme, ndërsa rezolutat nuk janë të detyrueshme sipas ligjit ndërkombëtar.
Qëkur Rusia nisi agresionin mbi Ukrainën, Asambleja ka miratuar një sërë rezolutash që dënojnë veprimet e saj. Në mars të 2022-s, 141 nga 193 shtetet anëtare të OKB-së votuan pro një rezolute që i kërkonte Rusisë të tërhiqej “menjëherë” nga Ukraina.
-
SHBA-ja abstenon në rezolutën e OKB-së për armëpushim në Ukrainë
-
OKB-ja miraton rezolutën që riafirmon mbështetjen për Ukrainën
-
OKB-ja i kërkon Rusisë që t’ia kthejë Ukrainës termocentralin bërthamor
-
Ukraina do ta kërkojë përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së
-
OKB-ja miraton rezolutë: Rusia t’i kompensojë dëmet e luftës që ia shkaktoi Ukrainës