Pesë shtete kanë votuar kundër rezolutës që dënon pushtimin e Ukrainës nga Rusia, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të mërkurën.
Njëra prej tyre është vetë Federata Ruse, derisa asaj iu bashkëngjiten edhe Bjellorusia, Eritrea, Siria, Koreja e Veriut. Ndërkohë, Kina e cila në fillim të këtij viti iu bashkua Rusisë në kundërshtimin e zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s, abstenoi. Javën e kaluar ajo abstenoi gjatë një votimi të ngjashëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Serbia ka votuar pro rezolutës.
Rezoluta u mbështet nga 141 vende në asamblenë e përbërë prej 193 anëtarëve. Sipas rezolutës, "dënohet me termat më të fortë agresioni i Federatës Ruse kundër Ukrainës". Kërkohet që "Federata Ruse të ndërpresë menjëherë përdorimin e forcës kundër Ukrainës" dhe "të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte të gjitha forcat e saj ushtarake".
-
Serbia voton pro rezolutës që dënon agresionin rus ndaj Ukrainës
-
SHBA-ja abstenon në rezolutën e OKB-së për armëpushim në Ukrainë
-
SHBA-ja rreshtohet me Rusinë në OKB
-
OKB-ja miraton rezolutën që riafirmon mbështetjen për Ukrainën
-
Asambleja e Përgjithshme e KB-së i kërkon me rezolutë Rusisë të largohet nga Ukraina