Avokuesit e të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje pareshtuar për fundin e ofensivës izraelite në Gaza dhe lirimin e të gjitha pengjeve nga Hamasi.
Mbi 24 muaj luftë kanë zhdukur familje të tëra, kanë lënë dhjetëra mijëra fëmijë jetimë e sipërfaqe të mëdha të Gazës të pabanueshme, raportoi CNN.
Gratë po pësojnë aborte spontane pasi detyrohen të ndërmarrin udhëtime të lodhshme për t’u zhvendosur nga veriu në jug të Rripit të Gazës, ka thënë zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder.
“Nënat mbajnë fëmijët lëkura e të cilëve rrjedh gjak nga plagët. Fëmijët dridhen nga sulmet ajrore të papushueshme. Të gjithë bartin njëfarë përgjegjësie për këtë, por ka vetëm një viktimë. Dje, sot, dhe pa veprimet konkrete, nesër. Fëmijë palestinezë”, ka thënë ai.
Ministria palestineze e Shëndetësisë të martën publikoi të dhënat e pasojave që ka lënë lufta në fëmijë.
Edhe
Të paktën 17 të vdekur në Gazë nga një sulm izraelit
- Të paktën 20,179 fëmijë të vrarë
- Të paktën 1,029 fëmijë nën moshën 1 vjeç janë vrarë
- Të paktën 420 foshnja janë lindur e më pas janë vrarë
- Të paktën 58,554 fëmijë kanë mbetur jetimë
- Të paktën 1,102 fëmijë janë të gjymtuar
- Të paktën 914,102 fëmijë janë privuar nga edukimi
-
Shkon në mbi 30 numri i të vrarëve nga sulmet e fundit izraelite në Gazë
-
Ushtria izraelite pranon për herë të parë se mbi 70 mijë palestinezë u vranë gjatë luftës në Gaza, thuhet në një raport
-
Kalon 70-mijëshin numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite që nga nisja e luftës
-
Të paktën 60 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë