Numri i palestinezëve të vrarë që nga nisja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit e ka tejkaluar 70-mijëshin të shtunën, pasi të shtënat e ushtrisë izraelite shkaktuan vdekjen e dy fëmijëve në jug të Gazës.
Sipas ministrisë së shëndetësisë në Gazë, që nga e enjtja janë shtuar edhe 301 viktima, duke e çuar totalin në 70 mijë e 100.
Në ushtrinë izraelite nuk kanë komentuar lidhur me këtë shifër, porse kanë mohuar në vazhdimësi se kanë shënjestruar civilë gjatë konfliktit që zgjat më shumë se dy vjet.
Zyrtarë izraelitë kanë vënë në dyshim saktësinë e shifrave të ofruara nga Gaza, duke e akuzuar Hamasin për ekzagjerim, një akuzë kjo që është mohuar nga grupi.
Bombardimet izraelite, të cilat nisën pas sulmit të Hamasit më 7 tetor të 2023-tës, kanë shkatërruar pjesën më të madhe të Gazës, gjë që e vështirëson mbledhjen e të dhënave të sakta mbi viktimat.
-
Ushtria izraelite pranon për herë të parë se mbi 70 mijë palestinezë u vranë gjatë luftës në Gaza, thuhet në një raport
-
Të paktën nëntë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza
-
Të paktën 17 të vdekur në Gazë nga një sulm izraelit
-
Shkon në mbi 30 numri i të vrarëve nga sulmet e fundit izraelite në Gazë
-
25 të vrarë në Gazë nga sulmet izraelite ndaj objektivave të Hamasit