Botë

Dhjetëra kafshë ngordhin në Kroaci për shkak të sëmundjes infektive

Sëmundja infektive Antraks është konfirmuar të ketë qenë shkaku i ngordhjes së dhjetëra bagëtive në një park natyror në juglindje të kryeqytetit kroat, Zagreb, raportoi AP-ja të shtunën.

Autoritetet u bënë teste kafshëve të ngordhura pas raportimeve se bagëtitë kishin zhvilluar simptoma neurologjike, ka thënë Ministria e Bujqësisë. Shtoi se të gjithë masat u morën për të parandaluar shpërthimin në fushën Lonjsko Polje afër lumit Sava, e njohur për mjedisin unik.

Mediat kroate raportuan se katër persona ishin hospitalizuar me simptoma të tilla. 107 bagëti kanë vdekur dy javët e fundit.

Antraksi shkaktohet nga baktere që qëndrojnë të qeta në tokë derisa aktivizohen nga reshjet e dendura, vërshimet ose thatësia. Mund të shkaktojë humbje të madhe të numrit të kafshëve në një kohë të shkurtër.

Antraksi rrallë përhapet te njerëzit dhe gati kurrë nuk transmetohet nga një person te tjetri. 95% e rasteve te njeriu antraksi rezulton nga kontakti me lëkurë me kafshët e infektuara. Mund të trajtohet me antibiotikë, por mund të jetë fatale nëse nuk trajtohet.