Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sllovakia lejon vrasjen e arinjve

Ariu

Foto: Associated Press

Sllovakia ka miratuar një plan për t’i vrarë 350 arinj pas sulmit vdekjeprurës ndaj një njeriut, ka raportuar CNN.

Një 59-vjeçari iu gjet trupi në Sllovakinë qendrore të dielën (30 mars), e më pas autoritetet njoftuan se ishte vrarë nga një ari.

Ministri i Mjedisit, Tomas Taraba, tha se sulmet e arinjve ndaj njerëzve janë shtuar viteve të fundit, derisa shtoi se në 2024-n shifrat kanë shkuar në 1900.

Arinjtë e murrmë janë shumë prezentë në Sllovaki, e besohet se numri i tyre është mbi 1000.

“Ne nuk mund të jetojmë në një vend ku njerëzit kanë frikë të shkojnë në pyje”, ka deklaruar kryeministri Robert Fico.

Edhe Sllovakia autorizon shitjen e mishit të ariut të murrmë Botë Sllovakia autorizon shitjen e mishit të ariut të murrmë

Qeveria sllovake kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme në 55 nga 72 qarqet e vendit, një vendim që lejon vrasjen e arinjve. Organizatat mjedisore reaguan ndaj vendimit, duke thënë se duhet të merren masa alternative.

Autoritetet sllovake kanë lejuar vrasjen e 144 arinjve në 2024-n.