Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sllovaki

Vritet ariu i tërbuar që i lëndoi pesë persona

Ariu i murrm

Një ari i murrmë, që i lëndoi pesë persona në një qytet sllovak, është qëlluar për vdekje, ka thënë ministri i Mjedisit i Sllovakisë.

Janë dashur dhjetë ditë për ta gjetur ariun, i cili është qëlluar në një pyll lokal të martën, raporton “BBC”.

Një dron me teknologji biometrike është përdorur për ta identifikuar ariun, ka thënë ministri Tomas Taraba në Facebook, duke i falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në operacion.

U shtuan patrullat e policisë në të gjithë rajonin javën e kaluar, si masë parandaluese kundër sulmeve të ngjashme.

Në pamjet e publikuara ariu shihet duke i sulmuar njerëzit. Pesë njerëz, duke përfshirë edhe një vajzë 10-vjeçare, ishin lënduar. Dy prej tyre ishin dërguar në spital me çarje dhe gërvishtje.

Edhe Sllovakia lejon vrasjen e arinjve Botë Sllovakia lejon vrasjen e arinjve

Disa anëtarë të qeverisë nacionaliste popullore të Sllovakisë kanë thënë se incidenti dëshmon nevojën për t’i zbutur rregulloret, që ndalojnë gjuetinë e kafshëve, si arinjtë dhe ujqërit.

Sllovakia planifikon – së bashku me Rumaninë - t'i bëjë thirrje kolegëve të BE-së që të riklasifikojnë arinjtë dhe të lejohet vrasja selektive e tyre.