Policia e Kosovës u ka bërë apel qytetarëve dhe vizitorëve për kujdes dhe siguri në zonën malorë të Shtërpcës, pasi thuhet se bazuar në informacionet e mbledhura nga terreni, është vërejtur një rritje e konsiderueshme e pranisë së kafshëve të egra – veçanërisht e arinjve.
Sipas Policisë raportimet e përditshme tregojnë se këto kafshë janë parë në afërsi të vendbanimeve, çka thuhet se paraqet një rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve.
“Situata bëhet edhe më shqetësuese në zonat malore përreth Brezovicës, sidomos përreth liqeneve të Shtërpcës, me theks tek liqeni i Jazhincës, ku çdo ditë qëndrojnë një numër i madh turistësh dhe vizitorësh vendorë e të huaj. Shumë prej tyre janë në kontakt të afërt me kafshët e egra, duke bërë fotografi dhe video nga distanca të papërshtatshme (vetëm 10-20 metra larg), veprime të cilat mund të çojnë në pasoja serioze për jetën e tyre”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë apel për të gjithë qytetarët, siç thuhet, sidomos familjeve me fëmijë, që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në natyrë dhe të shmangin çdo afrim ndaj kafshëve të egra.
“Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, do të ndërmerren masa informuese dhe parandaluese”, thuhet në njoftim.
-
Policia në Pejë apelon për kujdes të shtuar ndaj rrezikut nga zjarret
-
Policia njofton se janë larguar arinjtë nga fshati Bellobrad i Dragashit
-
Policia e Kosovës bën apel për kujdes gjatë ngasjes në rrugë me mjegull dhe ngrica
-
Policia paralajmëron mashtrime me mesazhe që zbrazin llogaritë bankare në Prizren
-
Policia me apel për kujdes për qytetarët që udhëtojnë në rrugën Pejë-Rugovë