Policia japoneze ka thënë se një i moshuar që besohej se ishte vrarë nga një ari, në fakt ishte therur për vdekje nga i biri i tij.
Fujiyuki Shindo, 51 vjeç, u arrestua të martën nën dyshimin për vrasjen e 93-vjeçarit, raportoi BBC.
Policia pati publikuar një paralajmërim për sulme arinjsh pasi viktima ishte gjetur nga gruaja e tij. Por, më pas hetuesit zbuluan se plagët ishin prej një thike.
Shindo, i cili jetonte me prindërit, fillimisht i kishte thënë policisë se nuk kishte vërejtur diçka të pazakontë në kohën e vdekjes së babait.
Hetuesit sekuestruan disa thika nga shtëpia e familjes dhe po përpiqen ta gjejnë armën e krimit.
Nuk dihet motivi që shtyu në vrasje.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në Pejë për sulm fizik ndaj babait të tij
-
Ariu “ekstremisht inteligjent” në Japoni, hapi rubinetin dhe një dritare që ishte e mbyllur
-
Krimi në Fier: Dyshohet se vajza vrau babanë, u ndihmua nga i dashuri 55-vjeçar
-
Vritet një 32-vjeçar në Ferizaj, arrestohen e dyshuara 24 vjeçe dhe babai i saj
-
Theret me thikë një person në Ferizaj, dy të arrestuar