Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ariu “ekstremisht inteligjent” në Japoni, hapi rubinetin dhe një dritare që ishte e mbyllur

ariu

Autoritetet japoneze po përpiqen ta kapin një ari në Fukushima, pasi ai sulmoi katër persona. Ky ari po vlerësohet si “ekstremisht inteligjent” pasi i shpëtoi kapjes duke zhbllokuar një dritare nga brenda.

Ariu u pa duke pirë ujë nga një rubinet dhe nuk shfaqi reagim kur u godit nga një gjilpërë qetësuese.

Të mërkurën, ariu sulmoi një punëtor në një parking kompanie para se dikush t’i vërsulej me veturë, e më pas kafsha u largua duke u futur brenda kompanisë dhe sulmoi një tjetër burrë e më pas u arratis sërish.

Pasi sulmoi dy personat, ariu u fut në një fabrikë ku punëtorët e panë t’i përdorte putrat për ta hapur rubinetin. Pasi doli nga aty, autoritetet panë se ariu kishte ikur duke e hapur një dritare që ishte e mbyllur.

Në një konferencë urgjente, zyrtarët e Fukushimës thanë se ariu ishte goditur me gjilpërë qetësuese por se nuk e dinin pse nuk kishte pasur efekt.

“Ky ari u pa duke e hapur rubinetin që të pinte ujë dhe dukej i aftë ta hapte një dritare të mbyllur vetë. Besoj se është një ari ektremisht inteligjent”, ka thënë kryetari i qytetit Yuki Baba.

Edhe Tërmet i fuqishëm në Japoni, shkaktohet cunami, raportohet për dhjetëra të lënduar Botë 7 muaj më parë Tërmet i fuqishëm në Japoni, shkaktohet cunami, raportohet për dhjetëra të lënduar

Shkollat përreth u mbyllën të enjten, por iu rihapën të premten. Megjithatë, po ndiqen masa shtesë për të siguruar mjedisin nga ariu.

VIDEO: