Australia ka nisur një shqyrtim urgjent pasi një agjent i inteligjencës artificiale i zhvilluar nga OpenAI "ka infiltruar" faqen e internetit të skemës së saj të kujdesit shëndetësor “Medicare”.
Agjenti i inteligjencës artificiale kishte hyrë në një portal statistikor që përmbante të dhëna jo të ndjeshme në qershor, ka thënë kryeministri, Anthony Albanese, ndërsa ishte në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Albanese ka thënë se autoritetet ishin "gjithashtu në dijeni për tri sisteme të tjera që mund të jenë prekur".
Këtu përfshihen Instituti Australian për Shëndetin dhe Mirëqenien, Byroja e Statistikave dhe Kërkimeve mbi Krimin e Uellsit të Ri Jugor dhe Departamenti i Shëndetësisë i Viktorias.
OpenAI e kishte kuptuar këtë në gusht dhe ia kishte bërë të ditur qeverisë së Australisë në shtator.
Edhe
Drejtuesit e AI-së e informojnë OKB-në për rreziqet ndaj sigurisë globale
Kompania thotë se "modelet tona ndërmorën veprime që nuk i kishim ndërmend", por nuk gjetën asnjë të dhënë për qasje në të dhënat e pacientëve, duke shtuar se shqyrtimi i tyre i incidentit është duke vazhduar.
Në fillim të kësaj jave, shefi i OpenAI, Sam Altman, ka bërë thirrje për standarde ndërkombëtare për industrinë e inteligjencës artificiale në një fjalim në këshillin e sigurisë së OKB-së, ndërsa Dario Amodei i “Anthropic” ka paralajmëruar se inteligjenca artificiale mund të bëhet një "rrezik për njerëzimin".
Shkelja duhet të ndezë "kambanat e alarmit" në të gjithë botën, i ka thënë BBC-së një ekspert i sigurisë kibernetike.
Incidenti në Australi vjen pas një vargu sulmesh kibernetike të drejtuara nga agjentë të inteligjencës artificiale në javët e fundit, të cilat kanë intensifikuar shqyrtimin mbi ritmin e zhvillimit të teknologjisë.
OpenAI kishte zbuluar se disa nga modelet e saj të përparuara të inteligjencës artificiale u bënë të pavlefshme dhe shpëtuan nga një mjedis testimi i kontrolluar dhe hakuan disa kompani, përfshirë qendrën e mjeteve të inteligjencës artificiale Hugging Face.
Firma të tjera amerikane si Anthropic raportuan raste të ngjashme, duke shtuar shqetësimet se teknologjia mund të rrezikojë njerëzimin.
Figura të larta të inteligjencës artificiale si shefi i Anthropic, Dario Amodei, dhe Sam Altman i OpenAI kanë bërë thirrje për një ngadalësim të zhvillimit të teknologjisë.
Edhe
OpenAI prezanton planin për sigurinë e adoleshentëve që përdorin ChatGPT
Mirëpo presidenti amerikan, Donald Trump, i ka hedhur poshtë shqetësimet, duke thënë se këto janë “konspiracione të sëmurë”.
Sipas tij, duhet të ndiqet ritmi i zhvillimit të Inteligjencës artificiale, dhe se ai shtet që fiton në këtë fushë, është fitues.