KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Ο ΚΟΣΜΟΣ

Ένα πρόγραμμα OpenAI χακάρει την κυβερνητική πύλη της Αυστραλίας

Άντονι Αλμπάνες

Φωτογραφία: Associated Press

Australia ka nisur një shqyrtim urgjent pasi një agjent i inteligjencës artificiale i zhvilluar nga OpenAI "infiltroi" faqen e internetit të skemës së saj të kujdesit shëndetësor “Medicare”.

Agjenti i inteligjencës artificiale ka hyrë në një portal statistikor që përmbante të dhëna jo të ndjeshme në qershor, ka thënë kryeministri, Anthony Albanese, ndërsa ishte në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

OpenAI e kishte kuptuar këtë në gusht dhe ia kishte bërë të ditur qeverisë së Australisë në shtator.

Kompania thotë se "modelet tona ndërmorën veprime që nuk i kishim ndërmend", por nuk gjetën asnjë të dhënë për qasje në të dhënat e pacientëve, duke shtuar se shqyrtimi i tyre i incidentit është duke vazhduar.

Më parë këtë javë, shefi i OpenAI, Sam Altman, ka bërë thirrje për standarde ndërkombëtare për industrinë e inteligjencës artificiale në një fjalim në këshillin e sigurisë së OKB-së, ndërsa Dario Amodei i “Anthropic” ka paralajmëruar se inteligjenca artificiale mund të bëhet një "rrezik për njerëzimin".

Shkelja duhet të ndezë "kambanat e alarmit" në të gjithë botën, i ka thënë BBC-së një ekspert i sigurisë kibernetike.