Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shtyrë marrjen e vendimit mbi veprimet që ushtria e vendit të tij do të ndërmarrë në Gazë nëse Hamasi nuk pranon një marrëveshje armëpushimi, ka thënë një burim i njohur me çështjen për CNN-in të premten.
Sipas këtij burimi, një vendim në lidhje me këtë nuk do të merret këtë javë.
Kjo po ndodh në mes të mosmarrëveshjeve të brendshme në qeverinë izraelite lidhur me rrjedhën e saj të veprimit në enklavë.
Nëse grupi militant nuk pranon marrëveshjen mund të ndodhë rrethimi i qytetit të Gazës dhe qendrave të tjera të populluara, ndërsa ideja tjetër është “pushtimi” i qytetit, ka thënë burimi.
“Në të njëjtën kohë, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara do të punojnë për të rritur ndihmën humanitare, ndërkohë që vazhdojnë operacionet ushtarake në Gazë”, ka shtuar ky zyrtar.
Bisedimet e paqes po dështojnë në mes të një situate katastrofike humanitare në Gazë, ku dhjetëra njerëz po vdesin nga uria.