Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Çifti austriak në mesin e të zhdukurve nga vërshimet në Greqi

Një çift austriak është në mesin e të zhdukurve nga vërshimet në Greqi, raporton BBC. Çifti ishte duke e kaluar muajin e mjaltit, ndërsa shtëpia ku po qëndronin u përmbyt.

Shërbimet e emergjencës i kanë thënë BBC-së se janë duke e kërkuar çiftin, ndërsa rezultojnë të zhdukur edhe disa persona tjerë.

Njerëzit në Greqi qendrore kanë mbetur të ngujuar mbi çati të shtëpive, pasi u përmbytën fshatra të tëra.

Dhjetëra persona raportohet se kanë humbur jetën që kur stuhia “Daniel” goditi Greqinë, Turqinë e Bullgarinë këtë javë.

Çifti austriak raportohet se vendosi të strehohej brenda një shtëpie të vogël të cilën e kishte marrë me qira për muajin e mjaltit. Por, shtëpia që gjendet në vendin turistik Potistika u përmbyt të martën mbrëma.

Edhe Shkon në 14 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Greqi Botë Shkon në 14 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Greqi

Brigada e Zjarrfikësve të Greqisë ka thënë se po vazhdon kërkimi për personat e zhdukur, përfshirë edhe çiftin austriak.

Fshatrat rreth Palamasit janë përmbytur.

Kryetari i Palamasit, Giorgos Sakellariou, e ka përshkruar situatën si tragjike.

“Është tragjike. Uji është 1.5m deri 2 metra i thellë. Në shtëpinë ku jam, jemi të ngujuar. Është 1.5 metra thellë së paku. Njerëzit janë ngujuar në shtëpitë e tyre”, ka thënë Sakellariou për “Skai TV”.

Edhe 820 persona shpëtohen nga ekipet emergjente në Greqi Botë 820 persona shpëtohen nga ekipet emergjente në Greqi

Moti ekstrem po ashtu ka goditur Athinën dhe ishullin Skiathos, si dhe zonat bregdetare Volos e Pelion.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka anuluar angazhimet për këtë fundjavë, ndërsa kriza ka përshkallëzuar.