Trupi i një gruaje 88-vjeçare dhe i djalit të saj 65-vjeçar janë gjetur të dielën në rajonin e Karditsas në Greqinë Qendrore, që u prek nga vërshimet, shkruan ANA-MPA.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, trupat e tyre u gjetën në një shtëpi në Meamorfossi, një nga fshatrat që u vërshua, pasi lumenjtë dolën nga shtrati gjatë stuhisë “Daniel”.
Emrat e tyre ishin në listën e të zhdukurve.
Numri total i të vdekurve nga vërshimet në Greqi ka arritur në 14, ndërsa tre persona vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur.
Artikuj të ngjashëm
-
820 persona shpëtohen nga ekipet emergjente në Greqi
-
Shkon në mbi 100 persona numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas
-
Gjendet trupi i viktimës së pestë nga përmbytjet në Gjermani
-
Dy të vdekur nga përmbytjet në Gjermani, Scholzi viziton zonat e prekura
-
39 të vdekur e 68 të zhdukur nga vërshimet në Brazil