Numri i viktimave nga përmbytjet e befasishme që goditën Teksasin qendror të premten ka shkuar në mbi 100 persona, teksa një numër i panjohur rezultojnë të zhdukur.
Ekipet e kërkim-shpëtimit po kalojnë përmes brigjeve të lumenjve të mbuluara me baltë, përderisa reshjet e tjera të shiut dhe stuhitë kërcënojnë rajonin. Shpresat për të gjetur të mbijetuar po zbehen gjithmonë e më shumë katër ditë pas katastrofës, ka raportuar BBC.
Kampi Mystic, një kamp veror i krishterë për vajza, ka konfirmuar se të paktën 27 vajza dhe anëtarë të stafit janë në mesin e të vdekurve. Dhjetë vajza dhe një këshilltare e kampit ende rezultojnë të zhdukura.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë sugjerimet se shkurtimet buxhetore në Shërbimin Kombëtar të Motit (NWS) mund të kenë penguar reagimin ndaj katastrofës.
Në parashikimin e fundit, Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) ka paralajmëruar për stuhi të ngadalta që mund të sjellin përmbytje të tjera të menjëhershme në rajon.
-
Të paktën 160 të zhdukur nga përmbytjet në Teksas
-
82 të vdekur nga përmbytjet në Teksas, 28 prej tyre fëmijë
-
Arrin në 59 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas
-
24 të vdekur nga përmbytjet në Teksas, dhjetëra fëmijë që ishin në kamp veror në kërkim
-
Shkon në 120 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas