Të paktën 150 persona dihet se janë të zhdukur në Qarkun Kerr si pasojë e përmbytjeve në Teksasin Qendror, sipas zyrtarëve.
Dhjetëra të tjerë janë të zhdukur në pjesë të tjera të shtetit ndërkohë që autoritetet kanë thënë të mërkurën se numri i të vdekurve ka shkuar në 120 persona, raporton CNN.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtarët lokalë po vazhdojnë reagimin e tyre ndaj përmbytjeve.
E në orën e parë të reagimit ndaj përmbytjeve të menjëhershme më 4 korrik, policia ka shpëtuar më shumë se 200 persona dhe ka evakuuar mbi 100 shtëpi, ka thënë rreshteri i policisë së Kerrville, Jonathan Lamb.
"E di që kjo tragjedi, sado e tmerrshme që është, mund të kishte qenë shumë më e keqe”, është shprehur ai.