Të paktën 24 persona kanë vdekur nga përmbytjet në Teksas, teksa një operacion i madh kërkim-shpëtimi po vazhdon për rreth 25 vajza të zhdukura nga një kamp veror.
Përmbytjet e rrëmbyeshme shkatërruan shtëpi e automjete, si dhe kabina pushimi ku njerëzit po kalonin fundjavën e 4 Korrikut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkipet po kërkojnë 25 fëmijët që ishin në mesin e 750 vajzave që ishin në kamp, raportoi BBC.
Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në disa zona ku disa rrugë janë përmbytur dhe linjat telefonike kanë rënë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka quajtur “tronditëse” tragjedinë, ndërsa Shtëpia e Bardhë është zotuar të japë ndihmë shtesë.
Zyrtarët kanë thënë se operacionet e kërkim-shpëtimit me helikopterë, dronë dhe varka do të vazhdojnë deri sa të gjendet edhe personi i fundit.