Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një i vdekur dhe një i humbur nga përmbytjet në Greqi

Një person ka vdekur të martën në Greqi, si pasojë e motit të keq, raportoi Reuters.

Shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur shtëpitë dhe rrugët në Greqi, teksa viktima raportohet të ketë vdekur pas shembjes së një muri, ka njoftuar brigada e zjarrfikësve.

“Njeriu vdiq pasi një mur u shemb pranë qytetit të Volos, ndoshta për shkak të motit të keq”, tha një zyrtar i brigadës së zjarrfikësve pa dhënë më shumë detaje.

Një tjetër burrë është zhdukur në Volos pasi vetura e tij u përfshi nga stuhia, tha zëdhënësi i zjarrfikësve, Ioannis Artopoios për televizionin Skai.

"Djali i tij doli (nga vetura), por babai nuk arriti dhe po zhvillohet një operacion kërkimi tani", tha Artopoios.

Edhe Një urë në Greqi u shemb para tre vjetësh, por shoferët vazhdojnë ta përdorin Kuriozitet Një urë në Greqi u shemb para tre vjetësh, por shoferët vazhdojnë ta përdorin

Autoritetet kanë kufizuar qarkullimin në zonën e gjerë të Volos.

Stuhia Daniel ka goditur Greqinë perëndimore dhe qendrore që nga e hëna, vetëm disa ditë pasi një zjarr vdekjeprurës që qe i ndezur për më shumë se dy javë u vu nën kontroll në veri të vendit.