Ishulli italian Ischia është përmbytur mbrëmjen e djeshme si pasojë e reshjeve intensive, ndërsa përmbytjet janë shkaktuar nga rrëshqitjet e dheut. Po kërkohen 13 persona të zhdukur, ndërsa janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Skenat nga kjo pjesë e Italisë janë apokaliptike, shkruan Corriere della Sera.
Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, theksoi se ende nuk është konfirmuar asnjë vdekje dhe se ka vështirësi në kërkimin e të zhdukurve. Sipas tij, ai është në kontakt të vazhdueshëm me kryeministren Giorgia Meloni dhe ministrat e tjerë. Ai theksoi se situata është shumë e rëndë dhe po ndryshon me shpejtësi.
Ekipet e shpëtimit mbërrin në zonat më të prekura nga rrëshqitjet e dheut, si pasojë e të cilave u shemben disa shtëpi. Pikërisht në këtë zonë po kryhen kërkimet për të zhdukurit. Shërbimet e urgjencës shpëtuan një grup personash nga hoteli. Raportohet se 30 familje janë të izoluara.
Rrugët janë të mbushura me baltë, automjete të shkatërruara dhe mbeturina të shumta. U shpëtuan edhe ata që ndodheshin në vetura në momentin e rrëshqitjes së dheut. Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të ishullit Ischia që të shmangin sa më shumë udhëtimet për arsye sigurie.
-
Shkon në pesë numri i viktimave nga rrëshqitja e dheut në Itali
-
Rrëshqitje masive e dheut në Itali, një e vdekur e 12 të zhdukur
-
Dyshohet për disa viktima nga rrëshqitjet e dheut në Itali
-
Shtëpitë në Sicili mbesin në skaj të një shkëmbi nga rrëshqitja e dheut
-
Përmbytje në Italinë verilindore nga reshjet e dendura