Ka shkuar në pesë numri i viktimave nga rrëshqitja e dheut të shtunën në ishullin Ischia, raporton agjencia italiane e lajmeve “ANSA”.
Në mesin e viktimave raportohet se është edhe një foshnjë 21-ditëshe. Trupi i pajetë i foshnjë është nxjerrë me shumë vështirësi nga forcat e shpëtimit.
Deri tash janë konfirmuar 5 viktima, në mesin e tyre edhe një vajzë pesëvjeçare.
Ndërkohë ende rezultojnë tetë të zhdukur.
Qeveria e Italisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Ischia, ndërsa ka ndarë 2 milionë euro për të ndihmuar renovimin në atë zonë.
Artikuj të ngjashëm
-
Rrëshqitje masive e dheut në Itali, një e vdekur e 12 të zhdukur
-
Skena apokaliptike nga ishulli italian, dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet
-
Dyshohet për disa viktima nga rrëshqitjet e dheut në Itali
-
Shtëpitë në Sicili mbesin në skaj të një shkëmbi nga rrëshqitja e dheut
-
Dy fëmijë të vdekur nga mbytja e një anije emigrantësh në Mesdhe