Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni dënon sulmin ndaj Trumpit: Ideja se ka dhunë në Amerikë është e papranueshme

Joe Biden

Joe Biden

Foto: Associated Press

Presidenti Joe Biden ka thënë të shtunën se "të gjithë duhet të dënojnë" atentatin e dyshuar ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Në një adresim për kombin rreth dy orë pas të shtënave, Bideni ka thënë se ndjehej i lehtësuar që Trumpi është mirë. Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur më vonë se Bideni ka folur me Trumpin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Ideja se ka dhunë në Amerikë si kjo është thjesht e papranueshme”, është shprehur ai.

Bideni ka shtuar se po priste informacion shtesë përpara se ta quante zyrtarisht sulmin një tentativë për vrasje ndaj ish-presidentit.

"Unë kam një mendim, por nuk kam asnjë fakt”, u tha ai gazetarëve.

Më vonë të shtunën, ai po kthehej në Shtëpinë e Bardhë, duke shkurtuar qëndrimin e fundjavës në Delaware për të monitoruar situatën në zhvillim.

LEXO EDHE: