Udhëheqës nga e gjithë bota kanë reaguar ndaj të shtënave në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë të shtunën në mbrëmje.
Kryeministri kanadez, Mark Carney, ka thënë se është "i lehtësuar" që presidenti Trump dhe Zonja e Parë, së bashku me të pranishmit, janë të sigurt.
"Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë tronditur nga kjo ngjarje shqetësuese”, ka deklaruar ai.
Homologu i tij australian, Anthony Albanese, ka thënë gjithashtu se është "i kënaqur të dëgjojë" se ata që janë në vendngjarje janë të sigurt.
“Duartrokasim punën e Shërbimit Sekret dhe zbatimit të ligjit", ka deklaruar ai.
Kaja Kallas, diplomatja më e lartë e Bashkimit Evropian, ka shprehur mbështetjen e saj për presidentin amerikan, Zonjën e Parë dhe të gjithë të pranishmit, duke shtuar se "dhuna politike nuk ka vend në demokraci".
Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodríguez, ka dënuar po ashtu fuqimisht “tentativën e sulmit”.
Shehbaz Sharif, kryeministri i Pakistanit, ka thënë se është "thellësisht i tronditur" nga të shtënat dhe i shprehur "mendimet dhe lutjet" e tij Trumpit.
Edhe
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë, Hamza: Të paktën presidenti Trump dhe të tjerët nuk u lënduan
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka thënë se u dërgon "urimet më të mira për sigurinë dhe mirëqenien e tyre të vazhdueshme" presidentit, Zonjës së Parë dhe zëvendëspresidentit.
Edhe presidentja e Meksikës, Cludia Sheinbaum ka dënuar sulmin, teksa ka deklaruar se "dhuna nuk duhet të jetë kurrë rruga e duhur".
Sulm i armatosur në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë
Presidenti amerikan, Donald Trump është larguar me nxitim nga Darka e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë...-
I dyshuari për sulmin në darkën e Shtëpisë së Bardhë thotë se synonte zyrtarët e Trumpit
-
Trumpi mbështet Shërbimin Sekret pas sulmit të së shtunës
-
Trumpi e quan “turp” pyetjen e gazetares për “pedofili” pas sulmit në darkën e Shtëpisë së Bardhë
-
Pakënaqësitë ndaj Trumpit po shqyrtohen si motiv për sulmin në darkën e Shtëpisë së Bardhë