I dyshuari për sulmin në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë u ka thënë autoriteteve se po synonte zyrtarët e lidhur me presidentin amerikan, Donald Trump.
Duke cituar dy burime të paidentifikuara, CBS-ja ka raportuar se të paktën pesë deri në tetë plumba janë shkrepur gjatë sulmit të së shtunës mbrëma.
Presidenti Trump ka shpëtuar pa ndonjë lëndim, e po ashtu Zonja e Parë, Melania Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance.
Ndërkaq një oficer i Shërbimit Sekret është qëlluar nga një distancë shumë e afërt, por është shpëtuar nga jeleku i tij antiplumb.
Trumpi ka thënë në një konferencë për media pas incidentit se asnjë vend në botë nuk është imun ndaj dhunës politike.
Sulm i armatosur në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë
Presidenti amerikan, Donald Trump është larguar me nxitim nga Darka e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë...-
Sulm i armatosur në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë
-
Sulmi i së shtunës në të njëjtin vend ku u bë atentati ndaj Reaganit në vitin 1981
-
Trumpi mbështet Shërbimin Sekret pas sulmit të së shtunës
-
Pakënaqësitë ndaj Trumpit po shqyrtohen si motiv për sulmin në darkën e Shtëpisë së Bardhë
-
Sulmuesi në darkën e Shtëpisë së Bardhë kishte cak zyrtarët e administratës Trump