Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Anija me migrantë fundoset në afërsi të Greqisë, 32 të vdekur

Të paktën 32 persona kanë vdekur ndërsa mbi 100 janë shpëtuar, pasi një anije peshkimi që po transportonte refugjatë u fundos në afërsi të Greqisë, raporton “Al Jazeera”.

Rojat bregdetare të Greqisë të mërkurën njoftuan se anija u fundos në afërsi të bregdetit Peleponez.

Aksidenti ndodhi në ujërat ndërkombëtarë në Detin Jon dhe filloi një operacion masiv shpëtimi.

Katër të mbijetuar janë hospitalizuar me hipotermi.

Gjashtë anije të rojave bregdetare, një anije e marinës, një transportues ushtarak dhe një helicopter I forcave ajrore, si dhe disa anije private, kanë nisur kërkimin për të mbijetuar.

Anija, që besohet se kishte destinacion Italinë, ishte nisur nga zona Tobruk në lindje të Libisë.

Autoritetet greke dhe agjencia e Bashkimit Evropian për mbrojtje të kufijve, Frontex, janë alarmuar nga autoritetet italiane të martën për një anije që po afrohej.

Artikuj të ngjashëm