Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Qindra emigrantë të zhdukur në brigjet e Greqisë

Qindra emigrantë rezultojnë të zhdukur në një prej tragjedive më të rënda të detit në Greqi.

Së paku 78 persona janë konfirmuar të vdekur dhe më shumë se 100 të tjerë janë shpëtuar kur anija e peshkimit u fundos në jug të Greqisë.

Mirëpo të mbijetuarit kanë treguar se më shumë se 750 persona mund të kenë qenë në bordin e anijes, së paku 100 prej tyre fëmijë.

Greqia ka deklaruar se është një prej tragjedive më të mëdha të emigrantëve dhe ka shpallur tri ditë zie.

Autoritetet greke kanë thënë se anijes i kishin ofruar ndihmë, por janë përballur me akuza se nuk kanë bërë mjaftueshëm.

Anija është fundosur në afërsi të Peloponezit.

Anija ishte nisur nga Libia dhe ishte vërejtur të martën nga autoritetet greke dhe italiane. Rojat bregdetare kanë raportuar se asnjëri në bord nuk po mbante jelekët e shpëtimit.

Edhe 15 të vdekur nga përplasja e një anijeje me emigrantë me një anije patrullimi në Greqi Botë 5 muaj më parë 15 të vdekur nga përplasja e një anijeje me emigrantë me një anije patrullimi në Greqi

Autoritetet greke kanë thënë se kishin kontakt me anijen, drejtuesit e së cilës kishin insistuar se dëshironin të lundronin drejt Italisë.

Gjatë ditës edhe rojat bregdetare të Maltës u kishin ofruar ushqim dhe ujë, ndërkaq pas mesnatës anija kishte raportuar për probleme në motor.

Dhjetë deri në 15 minuta më vonë, anija është fundosur plotësisht, ndërkaq kërkim-shpëtimi është vështirësuar për shkak të erërave të fuqishme.