22 migrantë kanë humbur jetën pranë brigjeve të Greqisë, pasi kishin mbetur për gjashtë ditë në det në një gomone që synonte Evropën.
Roja bregdetare greke ka bërë të ditur po ashtu se 26 persona të tjerë janë shpëtuar të premten nga një anije e agjencisë evropiane kufitare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy prej të mbijetuarve janë dërguar për trajtim në Kretë
Sipas autoriteteve, varka ishte nisur më 21 mars nga porti i Tobrukut në Libinë lindore, ndërsa kushtet e këqija të motit dhe mungesa e ushqimit dhe ujit kanë kontribuar në vdekjen e migrantëve.
Roja bregdetare bëri të ditur se gjatë udhëtimit migrantët humbën orientimin dhe mbetën të bllokuar në det për ditë të tëra pa furnizime.
Autoritetet greke kanë arrestuar dy persona nga Sudani Jugor, si të dyshuar për trafikim të qenieve njerëzore.
Shumica e të mbijetuarve janë shtetas nga Bangladeshi, ndërsa të tjerë nga Sudani i Jugut dhe Çadi.
Autoritetet ndërkombëtare kanë bërë të ditur se mbi 41 mijë migrantë kanë mbërritur në Greqi përmes detit gjatë vitit 2025, ndërsa mijëra të tjerë kanë tentuar këtë rrugë edhe këtë vit. Megjithatë, udhëtimet mbeten tejet të rrezikshme për shkak të motit, mbingarkesës së mjeteve lundruese dhe mungesës së pajisjeve të sigurisë, duke bërë që qindra persona të humbin jetën çdo vit në Mesdhe.